Mourinho nis polemikat para “El Clásico”: Barcelona ka 24 orë më shumë pushim se Real

22 Tetor 2026
12:50
Telesport
back button

José Mourinho është tashmë i përqendruar te “el clásico” dhe vë në shënjestër kalendarin e La Liga. Me përballjen mes Barcelona dhe Real Madrid të planifikuar për të dielën në mbrëmje, trajneri portugez ka shprehur sërish pakënaqësinë e tij për mënyrën se si menaxhohen ndeshjet e dy gjigantëve spanjollë.

Ai ka theksuar se ka një pabarazi në kohën e rikuperimit mes dy palëve. Pas fitores së ‘los blancos’ ndaj Leipzig, trajneri Mourinho tha: “Nuk është çështje besimi. Është një ndeshje kampionati, edhe pse, duhet pranuar, nuk është si gjithë të tjerat. Në gjendjen aktuale, ne kemi humbur tashmë 24 orë pushim krahasuar me Barcelona”.

Kjo deklaratë ka nxitur diskutime në prag të një prej ndeshjeve më të pritura të sezonit. Sipas trajnerit të Real Madrid, përgatitjet për ndeshjen nuk po zhvillohen në kushte plotësisht të barabarta, ndonëse trajneri portugez u kujdes të mos e përdorte këtë diferencë në kohën e rikuperimit si justifikim.

“El Clásico” do të jetë një përballje vendimtare për të dyja skuadrat dhe Mourinho do të kërkojë që të flasë loja në fushë. Aq më tepër që Real Madrid ka nevojë të rikuperojë terren në renditjen e kampionatit. Sipas “The Special One”, ekipi i Real Madrid hyn në këtë përballje me një disavantazh të lehtë logjistik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit