Vlora sërish pa ujë, stakohet rrjeti i furnizimit në lagjen “10 Korriku”

22/10/2026 13:09

Vlora duket se përballet sërish me probleme me furnizimin me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë, në lagjen “10 Korriku”, do të jetë i nevojshëm stakimi i detyruar i stacioneve të ujësjellësit.

Për rrjedhojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës deri në riparimin e plotë të avarisë.

Ekipet tona janë të angazhuara për zgjidhjen e problematikës në kohën më të shkurtër të mundshme.

 

 

Top Channel