Kryeministri i ka përqeshur qytetarët, tani kërkon dialog/ Protestuesi ironizon paralajmërimet për masa ndëshkuese nga Rama: Jam i shqetësuar që s’do kem akses në tren

Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për muaj të tërë ndërsa ata protestonin paqësisht, ndërsa tani kërkon dialog.

Ai deklaroi se kryeministri është i trembur nga revolta studentore, ndërsa shtoi se ai duhet t’i japë përgjigje sa më parë kërkesës së tyre të panegociueshme që është dorëheqja.

Të lidhura

None found

“Kjo protestë i ka kallur datën Edi Ramës. E ka bërë në kufijtë e tij më paranojak të mundshëm, duke bllokuar pjesërisht ekonominë e Tiranës. Ekonomia po ia fut duart në fyt. Edi Rama të marrë përgjegjësi për kërkesat që kanë studentët.

Dialog me dyer të blinduara nuk ekziston në asnjë vend, ai i blindon dyert e kryeministrisë a thua se po vijë forca të një shteti tjetër për të pushtuar Shqipërinë. Kërkon dialog me dyer të blinduara? Me kë? Ka 135 ditë që qytetarët janë në shesh, i ka përqeshur dhe tani kërkon dialog. Edi Rama të marrë parasysh kërkesën e parë, që të largohet. Vetëm kështu i jepet zgjidhja kolapsit që ka kapur Shqipërinë sot”, shprehet ai.

Më pas ironizoi kryeministrin për masat ndëshkuese që ka paralajmëruar, duke thënë: “Unë jam i shqetësuar për trenin, që nuk do të kem akses tek transporti me tren”.

 


Quantcast