Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit disa nga vështirësitë që po përjeton gjatë shtatzënisë së dytë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar se lodhja dhe shqetësimet fizike po ia bëjnë më të vështirë përditshmërinë.

Në një prej postimeve në Instastory, Sara ka rrëfyer se edhe lëvizjet më të thjeshta po i marrin shumë energji. “Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”, ka shkruar ajo me humor.

Por lodhja nuk është shqetësimi i vetëm me të cilin po përballet. Sara ka zbuluar se këtë herë, problemet me djegien e stomakut kanë nisur që në muajin e dytë të shtatzënisë, duke shtuar një tjetër shqetësim në këtë periudhë.

Edhe pritjen deri në ardhjen e bebit, ajo duket se po e përjeton me padurim. Në një tjetër postim, Sara ka bërë shaka me kohëzgjatjen e shtatzënisë, duke shkruar: “Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”.