Federata Argjentinase e Futbollit dhe trajneri Lionel Scaloni janë pranë një marrëveshjeje për të zgjatur bashkëpunimin e tyre. Marrëveshja mund të finalizohet gjatë ndërprerjes së ardhshme për ndeshjet ndërkombëtare, duke i mundësuar trajnerit të udhëheqë kombëtares drejt asaj që do të ishte Kupa e Botës e tretë për të.
Së fundi, trajneri deklaroi: “Nëse gjithçka shkon mirë, do të vazhdoj si trajner, por për momentin nuk ka asgjë të re”. Mësohet se negociatat me Federatën kanë hyrë në një fazë vendimtare.
Kontrata e re pritet të ketë një kohëzgjatje fillestare prej dy vitesh, me mundësinë e zgjatjes për dy vite të tjera, duke përfshirë kështu edhe Kupën e Botës 2030. Një klauzolë e lidhur me ‘Copa América 2028’ do të mundësonte një zgjatje automatike.
Qëllimi i Federatës është të mbajë bërthamën e stafit teknik që e udhëhoqi Argjentinën drejt fitoreve në 6 vitet e fundit. Gjithashtu, mbetet ende për t’u përcaktuar e ardhmja e Ëalter Samuel, një anëtar prej kohësh në stafin e Scaloni.







