Show-Bizz

Dua Lipa surprizon sërish: nga skena muzikore drejt botës së letërsisë dhe operës

13:20 - 22.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dua Lipa po dëshmon se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm te muzika. Këngëtarja shqiptaro-britanike është shfaqur në premierën e operës Lincoln in the Bardo në Metropolitan Opera të Nju Jorkut,  së bashku me partnerin e saj, aktorin Callum Turner.

E veshur me një fustan elegant të zi nga koleksioni i Ferragamo-s, Dua tërhoqi vëmendjen jo vetëm për paraqitjen, por edhe për interesin e saj në botën e kulturës.

Përmes klubit të saj të librit, Service95 Book Club, artistja ka promovuar prej vitesh autorë dhe vepra letrare, duke krijuar një hapësirë ku muzika, leximi dhe diskutimi kulturor takohen.

Pjesëmarrja e saj në operë vjen gjithashtu në një periudhë kur ajo po kuron aktivitete letrare në Festivalin e Letërsisë në Londër. Një tjetër dëshmi se Dua Lipa po zgjeron profilin e saj përtej  skenës muzikore. / The Times


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.