Kuriozitete

Misteri i Mona Lizës merr një kthesë të papritur: A vuante nga alopecia?

13:16 - 22.10.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i ri rikthen në qendër të vëmendjes një nga enigmat më të mëdha të artit botëror. Për më shumë se 500 vjet, buzëqeshja enigmatike e Mona Lizës ka magjepsur miliona njerëz. Por këtë herë, vëmendja e studiuesve nuk është përqendruar te buzëqeshja e saj, por te një tjetër detaj i portretit të famshëm: mungesa e vetullave dhe qerpikëve. Një studim i publikuar në revistën shkencore Clinics in Dermatology, ka hedhur hipotezën se figura e paraqitur nga Leonardo da Vinçi mund të shfaqë shenja të alopecia areata universalis, një formë e rëndë e rënies së flokëve që mund të prekë edhe vetullat e qerpikët.

Sipas autorit, Luigi Laino, analiza e detajeve të pikturës, përfshirë mungesën e qimeve në zonën e syve dhe vijën e përparme të flokëve, përputhet me këtë shpjegim më mirë se disa alternativa të tjera. Megjithatë, bëhet fjalë për një hipotezë retrospektive, jo për një diagnozë të provuar te Lisa Gherardini, gruaja që besohet se ka pozuar për portretin. Studiuesit nuk mund ta ekzaminojnë vetë modelen, ndaj misteri i Mona Lizës mbetet ende i hapur.

Një detaj që për shekuj është konsideruar pjesë e enigmës artistike mund të jetë, sipas këtij studimi, një e dhënë me interes mjekësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.