Pulovrat e thurura me motive rombesh, që dikur lidheshin me veshjet klasike të gjyshërve, janë rikthyer në modë këtë vjeshtë dhe dimër.

Të njohura për pamjen e tyre tradicionale, ato vijnë këtë sezon me prerje të gjera, modele të shkurtra dhe kombinime të reja ngjyrash.


Për një veshje të përditshme, pulovrat me rombe mund të kombinohen me xhinse të drejta ose të gjera dhe atlete.

Ndërsa mokasinat u japin një pamje më klasike, duke e bërë këtë kombinim të përshtatshëm edhe për dalje të zakonshme.

Ato mund të vishen edhe në punë, mbi një këmishë dhe me pantallona elegante. Një xhaketë sipër e plotëson kombinimin, duke krijuar një pamje të rregullt pa hequr dorë nga rehatia.

Këtë sezon, përveç kombinimeve tradicionale të blusë së errët, kremit dhe ngjyrës bordo, në modë janë edhe nuancat pastel dhe ngjyrat e ngrohta të vjeshtës.

Për një rezultat të harmonishëm, pulovra mund të jetë pjesa që bie më shumë në sy, ndërsa veshjet e tjera mbeten në ngjyra neutrale. /Telegrafi/