Pas disa orësh proteste para Kuvendit të Shqipërisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Protestuesit u mblodhën në orët e paradites jashtë godinës së Parlamentit, në një tjetër tubim në kuadër të protestave që prej ditësh po zhvillohen në kryeqytet.
Pas qëndrimit para Kuvendit, ata janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, duke marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë protestën.












