Këtë të enjte paradite, sportisti Erkand Qerimaj, i njohur si kampion i Shqipërisë në peshëngritje, u paraqit në selinë e Prokurorisë së Posaçme. Në pamjet e siguruara, ai shfaqet duke hyrë i vetëm në godinën e organit qendror të akuzës.
Ende nuk dihet përse peshëngritësi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, por burime për newsbomb.al bëjnë me dije se atij i është dërguar një fletëthirrje për t’u paraqitur sot, më 22 tetor, në orën 11:15.
Të lidhura
None found
Në Kampionatin Evropian të vitit 2012 në Antalia të Turqisë, Erkand Qerimaj u shpall kampion i Evropës në kategorinë 77 kilogramë. Ai siguroi medaljen e artë në dygarësh me një total prej 348 kg, pasi doli i dyti në shkëputje me 158 kg dhe i pari në shtytje me 190 kg.
Në datën 8 prill 2014, gjatë Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, ai fitoi medaljen e artë në peshën –77 kg, duke e lënë bashkëkombësin e tij Daniel Godelli në pozicionin e dytë. Po në këtë kategori, ai u vlerësua edhe me medalje bronzi në tërheqje.
Presidenti i Republikës në atë kohë, Bamir Topi, e nderoi Erkand Qerimajn, kampionin e Evropës në peshëngritje, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Kurse në vitin 2022, atij iu dha Dekorata e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” nga presidenti i atëhershëm i Republikës, Ilir Meta.






