Mbi 55 mijë persona janë regjistruar për vaksinën e gripit; mbi 60% janë mbi 65 vjeç

Prej 14 tetorit, për vaksinimin kundër gripit sezonal janë regjistruar 55,535 qytetarë. Më shumë se 60 për qind e tyre janë mbi moshën 65-vjeçare.

Vaksinimi pa pagesë ofrohet për personat mbi 65 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Personave të grupeve të rrezikuara që nuk janë regjistruar ende u bëhet thirrje të aplikojnë sa më parë.

Të lidhura

None found

Vaksinimin kundër gripit sezonal e mori dje edhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Ai u vaksinua në Institutin e Shëndetit Publik, ku nisi procesi i vaksinimit në të gjitha pikat e vendit.

Klekovski nënvizoi se vaksina përbën mënyrën më të mirë të mbrojtjes nga gripi, pasi ul mundësinë e sëmundjes së rëndë, komplikimeve dhe vdekjeve, sidomos te personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut./Telegrafi/


Quantcast