Ergys Agasi i kërkon GJKKO-së t’i kthehet kamera e sekuestruar në zyrë
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të zhvilluara në zyrën e tij.
Kërkesa është depozituar më 14 tetor dhe, sipas të dhënave të bëra publike, lidhet konkretisht me kthimin e një kamere të sekuestruar gjatë kontrollit në ambientet e punës së Agasit.
Çështja pritet të shqyrtohet nga GJKKO, e cila do të vendosë nëse pajisja do t’i kthehet kërkuesit apo do të vijojë të mbahet nën sekuestro.
Për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar gjyqtarja Flojera Davidhi. Deri në marrjen e një vendimi nga gjykata, nuk ka një përfundim zyrtar nëse kamera do t’i rikthehet Agasit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



