Lajmi i fundit

Revolta studentore/ IDC-CDI thirrje Ramës: Hetim për dhunën policore, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

‘Jo dialog, vetëm dorëheqje të panegociueshme’/ I riu: Rama narcist! Detyrohemi të largohemi nga korrupsioni

12:47, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i ri që iu bashkua protestës së studentëve dhe pedagogëve para Parlamentit gjatë ditës së sotme, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi dialogu me qeverinë.

Për kamerën e SYRI-t, ai e cilësoi Ramën arrogant dhe narcist, ndërsa theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është meritë e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një individi.

Protestuesi renditi si arsye të revoltës mungesën e meritokracisë në arsim, korrupsionin dhe detyrimin e të rinjve për t'u larguar nga vendi.

Ai denoncoi gjithashtu, sipas tij, veprimet e efektivëve me maska dhe pa numra identifikimi ndaj protestuesve, duke deklaruar se të rinjtë do të vijojnë qëndresën para Parlamentit deri në largimin e Ramës.

I riu: E kemi parë se si sillet Edi Rama me një arrogancë të paparë. Të gjithë e dimë që ai është një narcist që mendon se vetëm ai mund ta çojë Shqipërinë në BE. E vërteta është se shkuarja e Shqipërisë në BE është një lëvizje shoqërore e të gjithë shqiptarëve dhe jo meritë e një personi që është udhëheqës i Shqipërisë. Kërkesat e studentëve dhe të rinjve janë shumë të qarta, ne nuk duam dialog por vetëm dorëheqje të panegociushme. Arsyet se përse po protestojmë janë të shumta pasi ne nuk kemi meritokraci nëpër shkolla, detyrohemi të largohemi nga vendi ynë pasi ne duam të jetojmë në Shqipëri por janë detyruar nga një qeveri e korruptuar për tu larguar nga vendi i vetë. Ne jemi të identifikueshëm, këta po dalin me maska pa numra identifikimi duke kapur gra e fëmijë e duke i future nëpër furgona ndërsa ne po dalim këtu dhe po protestojmë para parlamentit pasi ky parlament ka kaluar ligje antishqiptare dhe antikombëtare dhe do të jemi këtu deri në largimin e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco