Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), me qëllim të përfaqësimit të komuniteteve të ndryshme në këtë institucion publik.
Propozimi për formimin e këtij komisioni mori mbështetjen e 80 deputetëve, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës i hap rrugë nisjes së procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së.
