Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2026, 13:26
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Sipas gazetares Klodiana Lala, kërkesa është depozituar më 14 tetor.Konkretisht, Agasi kërkon kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës së tij. Ai i është drejtuar gjykatës për të shqyrtuar çështjen dhe për të vendosur mbi fatin e pajisjes, e cila vijon të mbahet e sekuestruar.
Kërkesa pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të vendosë nëse kamera do t’i kthehet Ergys Agasit apo do të mbetet e sekuestruar. Vendimi i GJKKO-së do të përcaktojë nëse pajisja do të rikthehet në zotërimin e tij apo do të vijojë të mbahet nga autoritetet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR