Pasi qëndruan më shumë se dy orë në afërsi të Kuvendit, protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë.
Ashtu si edhe në dy ditët e shkuara, edhe sot është zgjedhur të protestohet në mënyrë paqësore dhe nuk është regjistruar asnjë incident.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot me tryezën e dialogut para Kryeministrisë, ku Rama ka vendosur stola të gurtë me mbishkrimin “Dialog”.

