Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KESH i jep Renco-s tenderin mbi 23 milionë euro për “Tigrat”, skualifikohet oferta më e ulët

12/10/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kompania italiane “Renco”, e përfshirë në marrëveshjen për dhënien me qira të dy termocentraleve lundruese në Vlorë, është shpallur fituese e tenderit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Procedura, me fond limit prej 1.85 miliardë lekësh, ose mbi 23 milionë euro, është zhvilluar mes konkurrencës së kufizuar, pasi operatori tjetër pjesëmarrës është skualifikuar për mungesë të përvojës së ngjashme.

Tenderi për “Operim dhe Mirëmbajtje e Asetit Gjenerues Termik, Vlorë” është shpallur në gusht të këtij viti nga KESH, nën drejtimin e Viola Haxhiademit. Dy termocentralet lundruese, të njohura si “Tigrat”, ndodhen të ankoruara në zonën e Triportit në Vlorë.

Renco është një prej kompanive të huaja të përfshira në marrëveshjen e vitit 2022 me qeverinë shqiptare për dhënien me qira të dy centraleve gjeneruese të energjisë elektrike. Marrëveshja u nënshkrua mes KESH-it dhe bashkimit të kompanive “Excelerate” dhe “Renco”, ndërsa qiraja ditore për dy termocentralet raportohet të ketë qenë rreth 95 mijë dollarë.

Pas kësaj marrëveshjeje, Renco krijoi në Shqipëri edhe degën e saj, “Renco Spark”, e cila është përfshirë në procedurën aktuale të prokurimit.

Sponsorizuar

Në garë ka marrë pjesë edhe një operator tjetër, i cili kishte paraqitur ofertën më të ulët. Megjithatë, KESH-i e ka skualifikuar këtë kompani me argumentin se “nuk plotëson kriterin e përvojës së ngjashme”.

Ky kriter ka kufizuar konkurrencën në procedurë, pasi Renco është kompania e përfshirë më parë në operimin e termocentraleve lundruese në Shqipëri. Kjo ngre pikëpyetje mbi konkurrencën reale në tender dhe mënyrën e përcaktimit të kritereve për një kontratë me vlerë mbi 23 milionë euro.

Marrëveshja e vitit 2022 për marrjen me qira të dy termocentraleve ka qenë objekt debatesh, ndërsa tenderi i ri për mirëmbajtjen e tyre rikthen vëmendjen te kostot që lidhen me këto asete dhe transparenca në përdorimin e fondeve publike.syri

Nga arkivi

  • Këmbana e përsëritur e tërmeteve në vend
  • Tregtia me 12 mijë numrat e telefonit të policisë, skema si korruptohen nga kompanitë e madha telefonike, pushteti dhe mediat
  • Kjo është kompania amerikane që do të ndërtojë gazsjellësin në Shqipëri
  • Kompania Moveo Albania largon administratorin pas lajmit se përfaqëson një kompani guackë që do ndërtojë Portin e Durrësit
  • Tabaku publikon grafikun, qindra milionë euro nga qeveria vetëm me negociatë
  • ZËRI I AMERIKËS/ Rama kritikon bashkitë për tenderat, por qeveria ka edhe më shumë korrupsion

Po ndodh

SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026
Kush është Arditi, Rama e futi në listë penale pasi u arrestua 6 herë tek protesta para Kryeministrisë

Kush është Arditi, Rama e futi në listë penale pasi u arrestua 6 herë tek protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.555 artikuj gjithsej