Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Balfin Group zgjeron partneritetin ne tre tregje te Bashkimit Evropian

12/10/2026
Balfin Group zgjeron partneritetin ne tre tregje te Bashkimit Evropian
Share on FacebookShare on Whatsapp

BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke shënuar një fazë të re në zhvillimin e markës daneze të njohur për konceptin e saj inovativ dhe kreativ të shitjes me pakicë në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Ky zgjerim vjen pas suksesit të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti pritet të numërojë 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar për fillimin e vitit 2027. Duke u mbështetur në këtë përvojë dhe në performancën e lartë të arritur në tregjet ekzistuese, dy kompanitë kanë rënë dakord ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre edhe në tre tregje të tjera evropiane.

Sipas marrëveshjes së re, BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen planifikojnë të hapin 87 dyqane në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme, duke nisur zgjerimin në Rumani dhe Bullgari në vitin 2027 dhe në Kroaci në fillim të vitit 2028.

Ky zgjerim përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjitë e rritjes së të dyja kompanive. Për BALFIN Group, ai konsolidon më tej pozicionin si një grup investimesh ndërkombëtar me aktivitet në 13 vende, duke përforcuar njëkohësisht strategjinë e ndërtimit të partneriteteve afatgjata me marka lider ndërkombëtare.

Për Flying Tiger Copenhagen, marrëveshja mbështet zgjerimin e vazhdueshëm global të markës dhe krijon një platformë të fortë për rritjen në tre tregje strategjike të Bashkimit Evropian, duke u mbështetur në partneritetin e konsoliduar me BALFIN Group.

Samir Mane, President i BALFIN Group, u shpreh:

Sponsorizuar

“Rezultatet e arritura me Flying Tiger Copenhagen kanë dëshmuar forcën e partneritetit tonë dhe potencialin për rritje të mëtejshme. Zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci e çon bashkëpunimin tonë në një nivel të ri dhe e sjell markën në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Për BALFIN Group, kjo marrëveshje pasqyron angazhimin tonë për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe për të zhvilluar me sukses marka ndërkombëtare në një shkallë gjithnjë e më të gjerë evropiane.”

Julius Schmidt, Drejtor Menaxhues për IMEA, Flying Tiger Copenhagen, u shpreh:

“Partneriteti ynë me BALFIN Group ka sjellë rezultate të shkëlqyera në tregjet ku aktualisht operojmë së bashku dhe zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci është një hap i natyrshëm në këtë drejtim. Këto janë tregje të rëndësishme për strategjinë tonë të rritjes në Evropë dhe ne shohim potencial të konsiderueshëm për konceptin Flying Tiger Copenhagen. Presim me kënaqësi të vijojmë të ndërtojmë mbi arritjet tona të përbashkëta dhe të sjellim përvojën tonë unike të blerjeve te një numër edhe më i madh klientësh në të gjithë rajonin.”

Ky zgjerim do të forcojë më tej praninë e Flying Tiger Copenhagen në rajon, duke krijuar njëkohësisht një platformë më të gjerë që do t’u mundësojë të dyja kompanive të eksplorojnë mundësi të reja rritjeje në tregjet evropiane.adv

Nga arkivi

  • Tregu i valutave sot në Shqipëri, si po sillen euro dhe dollari
  • Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës
  • Së shpejti fluturimet direkte Madrid-Tiranë-Madrid
  • Hyn në fuqi udhëzimi për sekuestrimin e kateve pa leje: Si kryhet shitja dhe përdorimi
  • Bie pikiatë çmimi i naftës në bursa, ne ende me çmimin e 20 dhjetorit
  • “Call failed”. Sot dita e dytë me telefona të mbyllur nga One, a ekziston AKEP?

Po ndodh

EMRI & FOTO/ I kërkuar në Itali, 24-vjeçarit dibran  i sekuestrohet Benzi 20 mijë eurosh në Shqipëri

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, 25 automjete dhe kuotat e një kompanie

22/10/2026
Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve

Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve

22/10/2026
Berisha: Rama tentoi të djegë selinë e PD-së

Berisha: Rama tentoi të djegë selinë e PD-së

22/10/2026
Meloni sjell karvane emigrantësh në Gjadër, zbon ata që protestuan

Meloni sjell karvane emigrantësh në Gjadër, zbon ata që protestuan

22/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI & FOTO/ I kërkuar në Itali, 24-vjeçarit dibran  i sekuestrohet Benzi 20 mijë eurosh në Shqipëri

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, 25 automjete dhe kuotat e një kompanie

22/10/2026
Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve

Hiqet gardhi metalik para Kuvendit, policia mban kordonin përballë protestuesve

22/10/2026
Berisha: Rama tentoi të djegë selinë e PD-së

Berisha: Rama tentoi të djegë selinë e PD-së

22/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.499 artikuj gjithsej