Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Në një reagim për TCH, Qerimaj ka shpjeguar arsyen e paraqitjes në SPAK, duke u shprehur se nuk është nën hetim nga prokuroria.
“Nuk kam fletëthirrje, po bëj kallëzim”, është shprehur Qerimaj.
Sipas TCH, kallëzimi i Qerimajt lidhet me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Me këtë të fundit, Qerimaj ka pasur edhe më parë përplasje dhe e ka akuzuar për shkelje të ndryshme dhe abuzim me fondet.













