‘Bllokimi i dialogut është bërë pengesë për vazhdimin përpara të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor’, ka deklaruar kancelari gjerman Friedrich Merz, teksa u ka bërë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen dhe të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Mesazhi I tij erdhi gjatë fjalimit hyrës me rastin e nisjes së punimeve të samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi. Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë.