Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit për herë të tretë të ftesës për dialog nga studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën, duke ironizuar situatën përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”, shkruan Rama, duke shoqëruar reagimin me një video ku shfaqen momentet e largimit të stolave prej guri nga protestuesit.
Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë u bëri sërish thirrje studentëve dhe pedagogëve për dialog, duke vendosur stola prej guri në vend të karrigeve të zakonshme, në pritje të pjesëmarrjes së tyre.
Megjithatë, ftesa u refuzua sërish nga protestuesit, të cilët larguan edhe stolat e vendosur për këtë qëllim, njësoj si në rastet e mëparshme.












