Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës përfshin pesë ndeshje që do të luhen gjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën.
Takimi më i rëndësishëm i kësaj xhiroje është ai ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, i planifikuar për të dielën në orën 13:00 në fushën me bar natyral të kampit të FFK-së në Hajvali.
Të lidhura
None found
Xhiron e hap të premten sfida mes Gjilanit dhe Llapit, e cila fillon në orën 18:00 në stadiumin me sipërfaqe artificiale në Gjilan.
Ditën e shtunë do të zhvillohen dy përballje: Vushtrria luan kundër Ballkanit në orën 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kurse Drenica dhe Malisheva ndeshen në orën 18:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Të dielën, përveç derbit, Feronikeli ’74 përballet me Dukagjinin në orën 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.



