Deputetët e PS kërkojnë përjashtim me 2 muaj nga Kuvendi për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Luçiano Boçin, Edi Palokën e Besart Xhaferrin.

Kërkesa vjen pas kaosit të shkaktuar nga opozita në seancën e sotme në Kuvend ku deputetët e PD bllokuan foltoren dhe ndërmorën një sërë sulmesh ndaj deputetëve socialistë.

Për 14 deputetë të PD, konkretisht: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, lvi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi; kërkohet 10 ditë përjashtim.

Gjatë ‘aksionit’ që nisi prej fillimit të seancës, Noka shkuli mikrofonin, fyeu Niko Peleshin dhe sulmoi Taulant Ballën duke i hequr mikrofonin e hedhur letra.

Shpejt, në krah i erdhi Belind Këlliçi, ndërsa më pas, Noka u mori edhe kartonët e votimit socialistëve. Nuk mungoi as flakja e shisheve të ujit, ndërsa Fidel Kreka goditi me bllokun e votimit Ervin Hoxhën, ndërsa tentoi të qëllonte edhe Bledi Çuçin.

Veç tyre, sipas kërkesës së PS, janë cenuar edhe Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha.

Ndërkohë, tashmë të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, janë Gazment Bardhi e Klevis Balliu, vendimi për të cilët u mor më 12 tetor. 

 

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë