E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama ironizon protestuesit, publikon pamjet nga zhvendosja e stolave para Kryeministrisë: Dhe “pedagogët” erdhën përsëri…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestuesit, pas refuzimit të tyre për të zhvilluar dialog me të, në kuadër të protestave të zhvilluara gjatë tri ditëve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga grumbullimi para Kryeministrisë, si dhe nga zhvendosja e stolave prej betoni të vendosur më herët përpara zyrës së tij.

Reklamë

VIDEO- Reagimi i Ramës

Në videon e publikuar sot shihen disa persona duke lëvizur stolat, ndërsa kreu i qeverisë ka shoqëruar pamjet me një mesazh ironizues, duke e vendosur fjalën “pedagogët” në thonjëza dhe duke shtuar në fund edhe emoji-n e një klouni.

Reklamë

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.