PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend, 6 prej tyre për 60 ditë

22 Tetor 2026 | 15:39

Partia Socialiste kërkon masa disiplinore ndaj 20 deputetëve të Partisë Demokratike pas tensioneve dhe përplasjeve fizike në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e deputetëve nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare, me afate që variojnë nga 10 deri në 60 ditë.

Sipas kërkesës së socialistëve, masa më e rëndë, me përjashtim për 60 ditë, kërkohet për gjashtë deputetë të PD-së: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi.

Ndërsa për 14 deputetë të tjerë demokratë, PS kërkon përjashtimin për 10 ditë. Ata janë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

Në dokument, grupi parlamentar socialist pretendon se deputetët e opozitës penguan zhvillimin normal të seancës, bllokuan foltoren dhe u përfshinë në veprime që, sipas PS-së, cenuan rendin parlamentar dhe procesin e votimit.

Sipas përshkrimit të socialistëve, incidentet nisën që në fillim të seancës, kur deputeti Flamur Noka iu drejtua foltores, e goditi atë dhe më pas iu drejtua me fjalë fyese kryetarit të Kuvendit. Më tej, PS pretendon se Belind Këlliçi dëmtoi pajisjet e foltores, ndërsa Flamur Noka sulmoi fizikisht deputetë socialistë dhe dëmtoi pajisjet elektronike të votimit.

Në kërkesë përmenden gjithashtu deputetët Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luçiano Boçi, të cilët, sipas PS-së, kanë fyer dhe goditur me shishe uji deputetë të mazhorancës.

Socialistët argumentojnë se këto veprime përbëjnë shkelje të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare. Për këtë arsye, ata kërkojnë zbatimin e nenit 63 dhe nenit 65, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, si dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Kërkesa përbën një propozim për masa disiplinore dhe jo një vendim përfundimtar për përjashtimin e deputetëve. Shqyrtimi i saj i takon organeve përkatëse të Kuvendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama ironizon: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri

Stolat e gurtë të vendosur para Kryeministrisë me ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama janë përmbysur gjatë protestës së sotme. Kryeministri kishte publikuar më...
14:55 | 22/10/2026

Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog (VIDEO)

Pasi qëndruan për rreth dy orë para ambienteve të Parlamentit, një grup protestuesish kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë. Me...
13:44 | 22/10/2026

Nga Spajiç te Merz dhe Kos, Rama ndan foto nga takimet e bëra në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Malin e Zi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish momente nga pjesëmarrja e tij në Budva të Malit të Zi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve...
13:00 | 22/10/2026