E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron: Trump po shfrytëzon protestat në Francë për fushatë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka akuzuar disa liderë të huaj se po shfrytëzojnë politikisht trazirat në Francë, duke përhapur informacione të pavërteta. Reagimi i tij vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili pretendoi se trazirat lidhen me emigracionin dhe jo me pakënaqësitë për arsimin apo koston e jetesës.

Presidenti francez tha se nuk mund të bëhen deklarata që nuk mbështeten në fakte, ndërsa paralajmëroi për pasojat e përhapjes së diziinformimitt

Reklamë

Protestat në Francë nisën me kërkesa për financim më të mirë të arsimit, përpara se t’u bashkoheshin sindikatat dhe grupe të tjera që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe gjendjen e shërbimeve publike.

Demonstratat u përshkallëzuan në disa qytete, ku u regjistruan përleshje, akte dhune, plaçkitje dhe dëmtime të pronave publike e private. Sipas të dhënave të raportuara, më shumë se 2.600 persona janë arrestuar gjatë protestave.

Kreu i shtetit francez paralajmëroi se autoritetet do të marrin të gjitha masat e lejuara me ligj për të parandaluar përsëritjen e dhunës gjatë protestave të ardhshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit publik dhe të informimit të saktë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.