Vlora zgjohet sërish nën ujë/ Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet dhe hidrovorin e vjetër Pedagogëve të Korçës që kanë nisur bojkotin që një ditë më parë, iu bashkua sot edhe shumica e kolegëve në Shkodër, ndërsa në universitetet e tjera mësimi vijon normalisht.
Në universitetin “Fan Noli” në Korçë, auditoret prej ditësh janë pa studentë në solidarizim me studentët e kryeqytetit. Bojkoti vijon pa afat edhe nga pedagogët.
Universiteti i Shkodrës i është përgjigjur sot thirrjes së Sindikatës së Arsimit për bojkotimin e procesit mësimor.
Studentët kishin lënë më herët bosh auditorët, ndërsa bashkimi i pedagogëve me ta ka zgjeruar bojkotin në këtë institucion të arsimit të lartë.
Në universitetet e Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës mësimi vijon normalisht, ndërsa studentët që bojkotojnë janë të pakët në numër.
Top Channel