Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili pretendoi se selia e PD-së është mbushur me zjarrvënës dhe se për këtë arsye është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në reagimin e saj, PD i ka cilësuar këto deklarata si shpifje, duke mohuar se ka paraqitur ndonjë kërkesë të tillë apo se ka pasur arsye për ta bërë këtë.
“GPPD nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk ka pasur asnjë arsye për të paraqitur një kërkesë të tillë”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike thekson se në sallën e mbledhjeve të grupit parlamentar në selinë e saj zhvillohen çdo ditë takime me struktura të partisë, të rinj, kryetarë degësh dhe koordinatorë.
“Kjo është thjesht një sajesë e dalë nga goja e një mashtruesi të certifikuar”, thuhet më tej në reagimin e Grupit Parlamentar të PD-së