Rruga Stambolli prej 3 muajsh në gjendje të mjerueshme dhe e pakalueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2026, 15:45

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë gjendjen e rënduar të Rrugës Stambolli, ku sipas tij, prej tre muajsh nuk është marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e situatës.

Qytetari shprehet se, pas denoncimit të bërë më herët pranë JOQ Albania, në hyrje të rrugës është vendosur një tabelë që njofton për kryerjen e punimeve.

Megjithatë, sipas tij, deri më 22 tetor nuk ka pasur ndërhyrje konkrete për rehabilitimin errugës.

Ai ngre shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen banorët e kësaj zone dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që tëndërhyjnë për zgjidhjen e problematikës.

Banori kërkon publikimin e denoncimit, me shpresën se situata në Rrugën e Stambollit do të marrë vëmendjen e duhur dhe punimet e premtuara do të nisin sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit