Van Gaal kundër formatit të Ligës së Kampioneve: UEFA është një botë e vogël e korruptuar Rritet gjithnjë e më shumë presioni rreth trajnerit të Manchester United, Michael Carrick. Humbja e thellë ndaj Comos në Ligën e Kampioneve ia ka tronditur akoma më shumë pozitat në pankinën e Djajve të Kuq dhe tani kanë filluar të qarkullojnë emrat e pasuesve të tij të mundshëm.
Në orët e fundit është përmendur shpesh emri i Antonio Contes, por tani në skenë është shfaqur edhe një kandidaturë tjetër, ajo e Julian Nagelsmann.
Sipas të përditshmes britanike ‘The Telegraph’, ish trajneri i Kombëtares gjermane që është mes kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester United, është shfaqur i hapur ndaj idesë për të punuar më skuadrën legjendare angleze në sezonin që është në zhvillim e sipër e për më tepër është i interesuar për të provuar një eksperiencë në Premier League.
E megjithatë, gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, për momentin nuk ka asnjë kontakt formal mes palëve. Deri në këtë moment Manchester United ka regjistruar vetëm 2 fitorë në 11 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
Top Channel