KLSH nis auditimin në Spitalin e Traumës pas ankesave për ndërprerje të energjisë gjatë protestave studentore

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një proces auditimi në Spitalin e Traumës, pas ankesave të marra për ndërprerjen e energjisë elektrike mbrëmjen e 19 tetorit, në kohën kur protestat studentore ishin në kulmin e tyre.

Mes personave që ishin duke marrë trajtim në këtë spital pas dëmtimeve të pësuara gjatë protestës kishte edhe shumë të rinj e të reja. Ata kanë deklaruar se ndërprerja e energjisë i pengoi të merrnin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Të lidhura

None found

Në kuadër të verifikimeve, KLSH po shqyrton nëse Spitali i Traumës dispononte kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të pacientëve dhe nëse të gjithë të lënduarit morën trajtimin e duhur.

Sipas burimeve, auditimi po zhvillohet me përparësi, pikërisht për të kontrolluar kapacitetet e institucionit në kushtet e fluksit të madh të personave të dëmtuar.

Auditimi është hapur menjëherë më 20 tetor, ndërsa prej dy ditësh audituesit e KLSH-së ndodhen në Spitalin e Traumës.

Paralelisht, Kontrolli i Lartë i Shtetit po zhvillonte edhe një auditim tematik për këtë institucion të kujdesit mjekësor.


Quantcast