Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, pedagogët dhe studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ngacmuan 2 vajza duke bërë si mace/ Aulon Kalaja dhe aktivisti Mariglend Doçi depozitojnë kallëzim në AMP

15:50, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar në AMP, kallëzim për efektivët e policisë së shtetit me uniformë, të cilët mbrëmjen e djeshme, teksa ishin në krye të detyrës gjatë revoltës studentore përpara Kryeministrisë, ngacmuan 2 vajza protestuese.

Kallëzimi lidhet me sjelljen e punonjësve të policisë, të cilët në momentin e incidentit ishin me uniformë dhe në krye të detyrës.

Në lidhje me ngjarjen, Aulon Kalaja ka deklaruar se ai dhe aktivisti Mariglend Doçi ndodheshin në vendngjarje në momentin kur dy vajzat u ngacmuan, duke ndërhyrë për t’i mbrojtur.

“Në momentin që vajzat janë ngacmuar, unë dhe Doçi ndodheshim aty dhe i mbrojtëm”, u shpreh Kalaja.

Kalaja dhe Doçi kërkojnë që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse dhe të hetohen veprimet e efektivëve të përfshirë.

‘Dorëzuam në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, kallzimin penal për efektivët e policisë së shtetit me uniformë dhe në krye të detyrës, që ngacmuan 2 vajza protestuese’, shprehet Kalaja.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, kreu i PD, Krujë, Aulon Kalaja dhe aktivisti Mariglend Doçi ndërhynë në mbrojtje të 2 vajzave të cilat u ngacmuan nga policët me kapuçë para Kryeministrisë, teksa po protestonin kundër Edi Ramës.

‘Unë ndërhyra sepse policët ngacmuan gocat. Policët bënin si mace, kur 2 protestuese po kalonin. Së bashku me Mariglend Doçin që u godit nga policia në stomak dhe tek brinjët, reaguam dhe i filmuam. Pastaj policia na ndaloi, na rrëmbeu telefonin dhe më goditën e më shtynë. Pas ardhjes së mediave, në mënyrë të çuditshme na liruan. Ia bëra me dije shefit të Komisariatit 1, se ata që ngacmuan vajzat, nuk janë policë, por perversë. Nesër do bëj kallzim penal për gjithë ngjarjen! Respekte për motrat tona protestuese. Nuk friksohemi, nuk tërhiqemi’, denoncoi Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco