Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për dëshminë me shkrim, dëshmitari duhet të përballet me pyetjet në gjykatë
Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që deklarata e një dëshmitari të pranohej si provë vetëm në formë të shkruar, pa u thirrur për të dëshmuar në gjykatë.
Vendimi, i marrë në tetor të vitit 2025 në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte, u bë publik në versionin e redaktuar më 19 tetor 2026.
Sipas arsyetimit të trupit gjykues, deklarata përmbante të dhëna mbi sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve, si dhe mbi besueshmërinë e dëshmitarëve që kishin dëshmuar më herët.
Për këtë arsye, gjykata vlerësoi se ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i pranishëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të palës kundërshtare, me qëllim garantimin e drejtësisë së procesit dhe shmangien e dëmit ndaj palëve.
Në vendimin e saj, trupi gjykues i kërkoi mbrojtjes së Thaçit të paraqiste informacionin e nevojshëm për të mundësuar paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë, në vend që deklarata e tij të pranohej vetëm si provë me shkrim.
Ndërkohë, aktgjykimi në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve për ndikimin e pretenduar ndaj dëshmitarëve është caktuar të mbahet më 17 nëntor.
Vuçiç përballet me sfidën më të madhe zgjedhore mes shqetësimeve për parregullsi të mundshme
Merz: Mungesa e dialogut Kosovë-Serbi po pengon përparimin e gjithë rajonit
Samiti i Procesit të Berlinit, Spajiç: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe dhe siguri
- 15:59 Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim
- 15:45 Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist
- 15:41 Erkand Qerimaj tërhiqet nga Kampionati Botëror: Federata do që të garoj pa trajner, kërkoj ndërhyrje urgjente institucionale
- 15:39 PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend, 6 prej tyre për 60 ditë
- 15:35 Ish-zëdhënësja e Trumpit e cila u bë virale, tregon linjat e trupit në një dalje pas shkarkimit që bëri bujë
- 15:29 Pierre Moscovici jep dorëheqjen nga Gjykata Evropiane e Auditorëve