Friday / October 23 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Sigurime

Tregu i sigurimeve drejt stanjacionit, 9-mujori me rritje më pak se 2%

Share Share Icon

Tregu i sigurimeve po shfaq një rritje të dobët gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 20.6 miliardë lekëve, në rritje me 1.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pjesërisht, ngadalësimi i rritjes së tregut të sigurimeve mund të shpjegohet edhe me efektin negativ të kursit të këmbimit. Këtë vit, kursi i këmbimit Euro-Lek po bie me ritme më të shpejta. Rënia vjetore e kursit arriti pranë nivelit të 5.5% në fund të muajit shtator.

Sipas shifrave të AMF-së, afërsisht një e treta e kontratave të sigurimit janë të kuotuara në Euro. Zhvlerësimi i Euros rrjedhimisht ndikon në uljen e vlerës së primeve të shprehura në monedhën vendase.

Ecuri më të ngadaltë po shfaq tregu i sigurimit të Jo-Jetës, që përbën edhe segmentin më të madh të tregut. Primet e shkruara bruto arritën në 18.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me vetëm 1.5%.

Ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes në tregun e Jo-Jetës mund të shpjegohet me ecurinë e dobët të produkteve të sigurimit vullnetar, paralelisht me një rritje më të kufizuar të sigurimeve të detyrueshme motorike, që përbëjnë edhe kolonën kryesore të tregut të sigurimeve në vend.

Aplikimi i sistemit bonus-malus ka sjellë një ulje të lehtë të primit mesatar të sigurimit të përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta (TPL), që është edhe produkti me peshën kryesore në treg.

Pavarësisht nga kjo, pesha e këtij produkti është rritur më tej, në 58.4% të tregut, për shkak se produktet e tjera kanë shfaqur një rritje edhe më të dobët.

Në veçanti, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, produkti më kryesor i sigurimit vullnetar për 9-mujorin 2026 pësoi një rënie të primeve të shkruara bruto me 14.4% krahasuar me një vit më parë. Pesha e këtij produkti kundrejt totalit të primeve në tregun e Jo-Jetës ka zbritur në 8.6%, nga 10.2% që ishte një vit më parë.

Ndërkohë, disa prej produkteve të sigurimit vullnetar po shfaqin një rritje më të mirë se mesatarja e tregut, veçanërisht sigurimet e sëmundjeve, me 12.2% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ecuri më të ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar po shfaq edhe tregu i sigurimit të Jetës. Primet e shkruara Bruto për 9-mujorin u rritën me 6.8%.

Ky treg vazhdon të jetë i varur në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, produkt i lidhur me kreditë në institucionet financiare. Pesha e këtij produkti në strukturën e primeve të tregut të Jetës u rrit në 84.1%, nga 82.6% që kishte qenë një vit më parë.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar-shtator

Ministria e Financave ka publikuar të dhënat për performancën paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Gusht, që reflekton...

5 hours më parë 5 Min Lexim

Profesionistët dhe pedagogët e shëndetësisë i bashkohen protestës së studentëve

Një grup prej 100 profesionistë të fushës së shëndetësisë nëpërmjet një deklarate të nënshkruar online i janë bashkuar protestës së studentëve. Për...

5 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!