Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh në orën 11:00
22 Tetor 2026 |
16:39
Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh në orën 11:00.
Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës.
Prej 10 ditës studentë, gjimnazistë dhe të rinj po protestojnë në rrugët e Tiranës teksa kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.

Lajme të Sugjeruara
Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog (VIDEO)
Pasi qëndruan për rreth dy orë para ambienteve të Parlamentit, një grup protestuesish kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë. Me...
Pas qëndrimit për disa orë para Parlamentit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë (VIDEO)
Pas qëndrimit për disa orë para Parlamentit, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Studentët thirrën një ditë më parë protestën para Kuvendit, e cila nisi...
Avari e rëndë në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Vlorë
Një avari e rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë në lagjen “10 Korriku” ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës....
- 16:31 Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës
- 16:23 Sulmet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani
- 16:10 Kurti nga Budva: Radoiçiç bredh i lirë dhe mbrohet nga Serbia, sulmi në Banjskë meriton përgjigje kolektive
- 16:04 Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për dëshminë me shkrim, dëshmitari duhet të përballet me pyetjet në gjykatë
- 15:59 Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim
- 15:45 Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist