Aktualitet

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit

Pas protestës së sotme para Parlamentit, studentët kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, para Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, sot u shënua dita e dhjetë e protestës së studentëve, të cilët vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë nëntë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe djegie të objekteve institucionale.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.