“Me kunatën shkoj shumë mirë”/ Gigliola Haveriku zbulon kush e ndihmon me vajzën: Ja si balancoj mëmësinë me karrierën
Për këngëtaren Gigliola Haveriku, çelësi për të balancuar mëmësinë me karrierën duket se është një ekip i mirë mbështetës!
E ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, ajo tregoi se si ia del të kujdeset për të voglën e saj, Isabelin, pa hequr dorë nga ritmi i punës.
Gigliola Haveriku zbuloi se ndihmën më të madhe e merr nga prindërit e saj, por edhe nga familja e bashkëshortit, duke veçuar marrëdhënien e veçantë që ka me kunatën.
Ndërsa për bashkëshortin, këngëtarja sqaroi se edhe ai është shumë i pranishëm në jetën e vajzës, por oraret e tyre të punës i bëjnë të domosdoshme ndihmesën nga familjarët.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: A është e vështirë këto kohë që tashmë me Isabelin të jesh dhe të vazhdosh me të njëjtin intensitet pjesën e punës?
Gigliola Haveriku: Kam një ekip të mirë ndihmës, kështu që…
Fjodora Fjora: Kush të ndihmon, vjehrra?
Gigliola Haveriku: Jo, mami dhe babi. Goca ime shkon shpesh në fundjava, e çoj në Durrës te ata dhe ajo kënaqet, del aty në breg të detit dhe është shumë e familjarizuar me ta.
Fjodora Fjora: Domethënë e ke nga ana jote ndihmën? Po nga ana e burrit?
Gigliola Haveriku: Po, nga ana ime, por edhe nga ana e burrit, edhe pse ata kanë moshë tjetër, moshë më të madhe. Ata më ndihmojnë shumë pasditeve, sepse goca ime ka hallën më të mirë në botë. E përshëndes hallën se nuk e kam përshëndetur asnjëherë. Shkoj shumë mirë me kunatën. Kunata ime ka moshën e mamit tim që të jemi të qartë, mbase ndikon edhe kjo. Shkoj shumë mirë.
Fjodora Fjora: Të gjitha këto, vetëm bashkëshortin s’ma përmende. Po ai çfarë bën me gocën?
Gigliola Haveriku: Jo, jo, edhe ai është shumë i pranishëm, por punojmë zakonisht në turne shumë të përafërta me njëri-tjetrin. Ai punon turnin e darkës se është shef kuzhine. Ndaj edhe atij i duhet të shkëputet shumë nga shtëpia, kështu që na duhej ky ekipi tjetër.
/vizionplus.tv




