Thursday, October 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shoqata e Prokurorëve: Arrestimet në protesta kërcënojnë pavarësinë prokuroriale; thirrjet për ndërhyrjen e ILD-së mund të ushtrojnë presion

timoni.al by timoni.al
October 22, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Shoqata e Prokurorëve: Arrestimet në protesta kërcënojnë pavarësinë prokuroriale; thirrjet për ndërhyrjen e ILD-së mund të ushtrojnë presion
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë reagoi ndaj deklaratave publike të Taulant Ballës për vendimmarrjen e një prokurori të Tiranës lidhur me arrestimet gjatë protestave, duke paralajmëruar se aludimet për lidhje politike mund të cenojnë pavarësinë e magjistratit. Shoqata thekson se prokurorët janë magjistratë të pavarur dhe në ushtrimin e funksionit u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ndërsa vendimmarrja duhet të bazohet te faktet dhe provat e administruara, pa presione apo ndikime politike.

Ajo pranon se vendimet e prokurorisë mund të jenë objekt kritike, përfshirë edhe kritikën publike, por nënvizon se pretendimet për lidhje politike pa fakte konkrete zhvendosin debatin nga arsyetimi juridik drejt diskreditimit personal dhe profesional të prokurorit. Shoqata paralajmëron rrezikun e ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjen e tij të mëtejshme, duke iu referuar edhe thirrjeve publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të vendimit të marrë.

Në reagim pohohet se urdhrat e prokurorit për lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar nuk përbëjnë vendime për pushimin e çështjes kur janë lëshuar në përputhje me ligjin. Këto urdhrra lidhen me ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk përcaktojnë përfundimisht përgjegjësinë penale të të arrestuarve. Shoqata, duke iu referuar nenit 257 të Kodit të Procedurës Penale, nënvizon se lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit, në rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, është detyrim ligjor i prokurorit.

Për pretendimet për shkelje profesionale apo etike, Shoqata thekson se ato mund t’u paraqiten organeve kompetente, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe duhet të shqyrtohen mbi bazën e fakteve dhe procedurave ligjore. Ajo kërkon që organet përgjegjëse për verifikimin të veprojnë në mënyrë të pavarur, pa presione politike. Shoqata i bën thirrje përfaqësuesve politikë të ushtrojnë me përgjegjësi të drejtën e kritikës dhe të shmangin deklaratat që shënjestrojnë prokurorët. “Mbrojtja e pavarësisë së magjistratëve i shërben një procesi të paanshëm dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për këdo”, përfundon reagimi.

Previous Post

PDK i kërkon presidentes të kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin e ndryshuar për Dhomat e Specializuara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al