• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Editorial

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

by S M
22/10/2026 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një forcë e re diku e paqtë e me ngjyra, diku e dhunshme e me maska që po djeg Tiranën është shfaqur prej katër muajsh në Shqipëri. Për gjenezën e saj ka debate kudo, përfliten lëvizjet ekstremiste të majta të cilat po djegin edhe Evropën në këtë moment. Përfliten shërbime sekrete të huaja që paguajnë për destabilizimin e vendit në një moment delikat para hyrjes në BE, përfliten edhe opozitarë të rinj e të vjetër, por edhe grupime të radikalizuara fetare të dala jashtë kontrollit. Më e mundshmja është që të jenë të gjithë bashkë në këtë grumbullim laraman të rinjsh nga shkollat e periferia apo edhe 50 vjeçarësh të mërzitur me qeverinë, i cili ka si emërues të përbashkët prej 140 ditësh një aspekt themelor: nuk dëshëron të identifikohet dhe as të organizohet!

Refuzimi për t’u identifikuar ka qenë trajta më e parë që publiku shqiptar ka mundur të shquajë mes protestuesve në bulevardin qëndror të Tiranës në fillim-verë kur protesta u derdh rrugëve të kryeqytetit. Flamengot sulmuan qeverinë, përmendën disa ligje që donin të abrogoheshin, por refuzonin me insistim që të nxjerrin një panel emrash si drejtues të protestës dhe as të organizohen në formën e një lëvizjeje politike. Mesa duket e kuptuan se në momentin e organizimit do të vinte përçarja dhe rënia.

Sa më i madh bëhej kurioziteti për këtë prani të re në jetën politike të vendit, aq më insistuese ishte dëshira e flamengove për të mos zbuluar asgjë në lidhje me lidershipin e protestës, e as me personat që kordinonin grumbullimet e njerëzve. Personazhet që u afishuan përkohësisht duke sjellë foninë apo duke drejtuar turmat ishin groteskë dhe pa peshë e s’mund të konsideroheshin liderë të ardhshëm të Shqipërisë së Re.

Katër muaj më vonë, kur flamengot janë shndërruar në një xhihad të dhunshëm e të kamufluar urban, fenomeni bazë i mosidentifikimit vijon të mbetet në fuqi. Një rrethanë e pastër antiligjore kjo e maskimit, nëse i referohesh ligjit për tubimet e që megjithatë duket sikur askush s’e ve re.  Këta anonimë të rinj nuk i ngjajnë më atyre të verës. Dikur nuk thyenin xhama e digjnin banka prandaj nuk kishin nevojë të mbulonin fytyrat. Sot që janë kthyer në zjarrvënës të Tiranës e kanë shkelur të gjitha llojet e imagjinueshme të neneve të Kodit Penal, ju duhet medoemos kamuflazhi dhe fshetësia. Ishin anonimë si flamengo, mbetën anonimë e fytyrmbuluar edhe si zjarrvënës.

Protesta e dhunshme e ditëve të fundit, si edhe ajo shumngjyrëshe e javëve më parë, kërkon ikjen pa negociata të Edi Ramës. Duan qeveri teknike njëvjeçare dhe “pastaj flasim”. Pra persona që askush s’e di se cilët janë, nga vijnë e ku shkojnë, duan të përmbysin sot me dymijë veta në shesh sistemin politik të votuar nga 1,5 milion shqiptarë vetëm një vit më parë, sepse kështu thotë ligji cinik i shkatërrimit. Ju vumë flakën, ose ikni! Duke detyruar qytetarin e thjeshtë që ka një dyqan të ngjisë pusulla letre në derën e dyqanit, e t’u përbetohet se “jam me ju”. Të shkretët tregtarë, i shprehin besnikëri një pale që vjen me maska, i djeg e ikën në errësirë.

Edi Rama dhe maxhoranca e tij ka një dozë të madhe faji në gjithë këtë histori absurde. Gjatë gjithë verës, kur ju tha publikisht flamengove pa emër se po i dëgjon e do reflektojë, ai nuk bëri gjë tjetër veçse bleu kohë. Shpiku disa formate nga ato ku hallet e ditura dhe të vjetra të shqiptarit të thjeshtë klasifikohen, zbukurohen në lista dhe ju ngjiten anash edhe datat e zgjidhjes, a thua se ishim keq për këtë lloj makijazhi që vonon zgjidhjet dhe në thelb shpërfill realitetin e zymtë ku jeton sot një pjese e madhe të popullit të thjeshtë.

Çmimet tejet të larta, nafta, shërbimet me tarifa të kripura, kostot e larta të arsimit e shëndetësisë, korrupsioni endemik i zyrave të shtetit ku të shohin nga duart sapo futesh brenda – të gjitha këto as u cekën fare në masat që kryeministri kujtoi se mori gjatë verës. Mbi gjysëm milioni pensionistë, invalidë dhe të papunë që pritën një reflektim për krizën e thellë ekonomike, shtuan edhe një zhgënjim të radhës në axhendën e gjatë të pritshmërive e premtimeve.

Nuk do të ishim kurrsesi në këtë pozitë nëse do të kishte një tjetër reflektim gjatë verës për situatën që nuk lindi me flamengot, por vetëm sa u mais dhe shpërtheu në sipërfaqe prej tyre.

Megjithatë sot Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë parësore të ndalet masakra urbane e një tufe të vogël vandalësh me maska të cilët s’kanë asnjë lidhje me studentët dhe flamengot e dikurshëm me gra e fëmijë të sapolindur në karrocë. Mjafton të shohësh bulevardin, ku protestuesit paqësorë të tërhequr rrinë e bëjnë sehir tek Dajti sesi komandoja e dhunshme lufton çdo ditë 12 orë rresht me policinë nëpër Tiranë duke djegur e shkatërruar qytetin.

Ndërkohë që fundin e tyre, më shumë se Edi Rama me policë e ushtri duket se po e përgatit Sali Berisha me listën e pedagogëve-anëtarë partie. Sapo pedagogët u shfaqën në rrugë, maskat u tërhoqën. Një operacion i pastër sabotazhi ndaj kësaj dhune me maska, së cilës Berisha i trembet edhe më shumë se Rama, paçka se formalisht e mbështet. A thua të jetë ky fundi i një marrëzie dhjetëditore me duart e dyshes më të famshme të politikës shqiptare?!

 

Next Post
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Mjerimi i arsimit të lartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Mjerimi i arsimit të lartë!

October 22, 2026
“Eshtë një kafshë politike, i intereson tensioni politik”/ Minxhozi: Dilemat e Berishës për negociatat me BE

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

October 22, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

October 22, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

October 22, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

Pentagoni dhe Lockheed Martin synojnë prodhimin e 850 avionëve F-35, në 10 vitet e ardhshme

October 22, 2026
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë dialogun, Rama ironizon: “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri…”

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit: S’ka dialog me autokracinë!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In