Gazetari Blendi Fevziu është tallur me zv/ministren e Transporteve, Enkelejda Muçaj. Kjo e fundit është pyetur në lidhje me trenin Tiranë-Durrës, por përgjigja e saj ka lënë pa fjalë, jo pak njerëz.
‘Kur do të nisin trenat Tiranë-Durrës? E pyeti A2 CNN-i zëvendësministren e Transporteve. Dëgjojeni përgjigjen e saj të plotë siç e ka postuar A2 CNN. Të lutem, kush e kupton kur nisin trenat dhe çfarë ka thënë zëvendësministrja të ma sqarojë me komente ose me mesazhe. Të lutem se unë nuk e kuptoj dot. Nuk e kuptoj asnjë fjalë. Kur nisin trenat Tiranë-Durrës, ja ç'thotë zëvendësministrja.’, është shprehur Blendi Fevziu në postimin e tij në rrjetet sociale.
Më poshtë keni përgjigjen e zv/ministres, Enkelejda Muçaj, të cilën nëse e kuptoni, mund të na e sqaroni:
...Dhe e konfirmojmë jo vetëm për turistët, por për një numër i cili ndërkohë si një surprizë e shkëlqyer pra atë çka është në fakt zhvillimi ekonomik i Republikës së Shqipërisë.
Të gjithë elementit social, ndërveprimi social nëpër rrugë, në ambiente kulturore, sociale, dëfryese apo të themi argëtuese, është bërë tashmë e qartë se e gjithë gjeografia, ose ndërveprimi që ne kemi me të gjithë rajonin dhe me botën, ka absolutisht ndryshuar atë çka është në fakt perceptimi për Shqipërinë, dhe perceptimi ynë si shtetas dhe qytetarë që jetojmë në Shqipëri prej disa vitesh.
Dhe në fakt poli që sapo përmendët, përveç lidhjes me portin e Durrësit, ka dhe aeroportin e Rinasit, i cili ndërkohë në mënyrë të qartë ka mirë afishuar, të themi, pretendimet ose parashikimet që ne kemi patur, duke u bërë një aeroport që jo vetëm që ka trefishuar kapacitetet e veta, por po pret në mënyrë të rritur një numër turistësh për të cilët në fakt sfida kalon te ne.
Infrastruktura që ndërveprojnë, alternativa të mobilitetit të cilat funksionojnë dhe mbi të gjitha një mundësi për çfarë, shtetasit shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë që na vizitojnë, për ta jetuar në një mënyrë sa më proaktive dhe sa më të qetë dhe efikase, të themi, territorin e Republikës së Shqipërisë. Po.
© SYRI.net