Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri/ SPAK konfirmon hetimin: Nuk mund të zbulojmë sekretin hetimor Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka goditur të tjera pasuri të paligjshme të lidhura me organizatën kriminale të Çopjave, me bazë në Elbasan.
Në një operacion të fundit, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 77 milionë lekë, të vendosura në Tiranë. Bëhet fjalë për një biznes në fushën e shërbimeve taksi dhe hotelerisë dhe 25 makina Volkswagen dhe Toyota.
Gjithashtu, është sekuestruar edhe një sipërfaqe toke bujqësore prej 2 mijë metrash katrorë në Sharrë, që dyshohet se i përkiste anëtarëve të këtij grupi. Këtyre sekuestrimeve u shtohen dhjetëra pasuri të tjera të sekuestruara më herët në kuadër të hetimeve ndaj grupit të Çopjave, duke zgjeruar goditjen ndaj aseteve që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të tij. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar në Evropë sasi të mëdha kokaine.
“Nga hetimet janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversin etj. Gjithashtu janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal, si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët e këtij grupi kriminal u zbuluan nga komunikimet në platformën SkyECC, ndërsa deri më tani janë caktuar masa të sigurimit personal ndaj 16 personave.
Top Channel