‘Popullit i ka ardhur laku në fyt’, Sula: Guximi i fëmijëve, leksion për të gjithë ne!

17:34, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula shprehet se popullit i ka ardhur laky në fyt, sa është detyruar të dalë dhe të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Sula tha se dhe PD ka meritën e saj në këtë protestë me denoncimet dhe ndërgjegjësimin e popullit, se gjithçka është propagandë nga ana e qeverisë.

Sipas Sulës, guximi i fëmijëve u ka dhënë të gjithë një leksion të madh për një mision të caktuar, ndërtimin e një shteti ligjor dhe dorëheqjen e Ramës.

Jeta e studentit s’përballohet me restorante. Qiratë janë të shtrenjta, student diplomohet e s’ka treg pune të fituar, partia në pushtet e ka centralizuar dhe ka një rrogë qesharake që si mundëson dot të pavareësoshet e jo më të krijojë familje. Këtij populli i ka ardhur laku aq shumë në fyt, por këtë lak ne po na e tregojnë edhe fëmijët.

PD ka një meritë për denoncimet e protestës që ka bërë, ndërgjegjësuam popullin dhe ia shtruam shtratin për protestën që nisi në fund të majit, që çdo gjë është propagandë dhe nuk ndërtodhet jeta e kombit përmes propagandës. Guximi dhe sypatrembësia e fëmijëve tanë na ka dhënë një leksion të madh. Jemi pjesë e një shoqëria për një mision të caktuar, Rama të japë dorëheqjen e të ndërtojmë një shtet ligjor.

Agazhimi i sindikatës së pedagogëve ka qenë i duhuri. Përmasat e kësaj proteste janë më të mëdha. Protesta e parë e studenteve u manipulua shumë shpejt nga Rama. Ky s’është një aksion qytetarë, është kauzë kombëtare, s’flasim vetëm për arsim e shëndetësi. Por një shtet i kapur nga një person që s’do ta lëshojë edhe pse parametrat e një shteti, bashkëpunëtorët e tij janë në burg e me akuza të rënda për kporrupsion. Sot është një kauzë historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco