Studentët në ditën e dhjetë të protestës kërkojnë largimin e Ramës, tubimi zhvendoset te Kryeministria

Më 22 tetor, studentë dhe qytetarë zhvilluan një protestë që zgjati gjatë gjithë ditës.

Tubimi nisi në orën 09:00 para Parlamentit, ku seanca gjatë së cilës u diskutua protesta u shoqërua edhe me tensione.

Të lidhura

None found

Protestuesit vazhduan të qëndronin në sheshe dhe më pas u mblodhën përpara Kryeministrisë. Numri i tyre ishte rritur ndjeshëm.

Studentët kanë një kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një protestë e madhe kundër qeverisë është thirrur për ditën e shtunë.


Quantcast