“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pulës, që ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimi i këtij ligji ishte një nga kushtet që vetë PDK-ja kishte vendosur për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor, në ditën e fundit të afatit kushtetues.
Kërkesa e PDK-së për rishqyrtimin e ligjit e rikthen në vëmendje qëndrimin e kësaj partie lidhur me ndryshimet në legjislacionin për Dhomat e Specializuara.
Më 6 tetor, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, PDK-ja e kishte bërë miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Tashmë, partia i kërkon presidentes që ligji i ndryshuar të rikthehet në Kuvend për rishqyrtim.
Top Channel