'Rama jepe dorëheqjen!' Protesta para kryeministrisë vazhdon

18:58, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Para kryeministrisë vijon protesta edhe mbrëmjen e sotme ndërsa në sfond nuk ndalen thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta është aktualisht paqësore.

Sot paradite në ditën e dhjetë të protestave, studentë dhe pedagogë u mblodhën fillimisht para Parlamentit, ku me anë të sloganeve të ndryshme kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë së tij.

Prej tri ditësh, Pedagogët kanë bojkotuar procesin mësimor në auditore, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, Kuvendi ndërpreu punimet me urgjencë pas tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Në ditën e dhjetë të revoltës, studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të protestave deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ku kushti kryesor mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa të shtunën është  bërë thirrje për protest kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco