Më datë 22 korrik të këtij viti rreth orës 16:00 pranë rrethrrotullimit të TEG ndodhi një aksident jashtëzakonisht i rëndë. Një makineri e rëndë (trup betoniereje), e cila vinte nga Farka për drejtimin ngë TEG del nga kontrolli dhe pasi çau barrierat ra në korsinë e poshtme të austostradës. Fatmirësisht njerëzit që ndodheshin në makinën poshtë ku papritur i ra një betoniere sipër, shpëtuan, por nga ky aksident dy viktima u regjistruan. Ata ishin shoferi i makinerisë së rëndë shtetasi Mohamed Loft dhe ndihësi i tij Mohamed Ali.
“Të dy egjiptianë që kishin muaj që punonin për kompaninë AlbaBeton të vëllezërve Dulaku dhe të kryetatarit të shoqatës së ndërtuesve, prestanomes së Dulakeve, Erjon Harizaj.
Hetimet e para zbuluan të dhëna tronditësë. Skllevërit nga egjipti i largët ishin punësuar nga skllavopronarët pa iu kontrolluar aspak dokumentacioni. PSH, skllavopronarëve nuk i kishte interesuar aspak që njëri ishte me patentë të skaduar dhe nuk e kishte klasin e kërkuar për të drejtuar mjete të tilla, ndërsa të dy viktimat bashkë nuk ishin pajisur me Dëshmi Aftësie.”
Deri këtu zbuluan veprimet hetimore të Policisë Rrugore. Më pas çështja u referua në prokurori ku shortoi caktoi si prokurore një zonjë. Një grua të hekur të drejtëisë Shqiptare, ndër të paktat që e ka kaluar procesin e Vettingut pa asnjë “njollë” në të gjitha kriteret. Dhe ajo është prokurorja Mirela Kapo.
Ditën e sotme nga burime pranë prokurorisë së Tiranës na u bë me dije se hetime për dosjen “5942/26” po vijojnë.
Ajo që priza.al është e interesuar të dijë është se në çfarë drejtimi po ecin hetimet. Dulakëve dhe Erjon Harizajt i vdiqën dy punëtorë dhe janë të lirë, ndërkohë që një djalë që kishte kërkuar 5 punëtorë Bangladeshas për të punuar në një fermë derrash diku në Ndroq e dënuan me 12 vite burg për mos pajisjen me dokumentacionin e duhur të punonjësve të tij, e cila në gjuhë penale iu përkthye si “Trafikim i qënieve njerëzorë”.
Kushdo mund ta verifikojë këtë rast, djali gjendet në burg për kaq, vetëm se kërkoi 5 punonjës për stallë derrash, ndërsa Dulakët dhe Harizi vetëm shtojnë betonieret.
Nëpërmjet këtyre artikujve, redaksia e priza.al në mënyrë absolute nuk po i ushtron asnjë lloj presioni drejtësisë për çështje që janë nën hetim, por thjesht ne ndjekim ngjarjet dhe presim drejtësi. Qoftë edhe për dy egjiptianë të panjohur, të cilët erdhën për një jetë më të mirë dhe u kthyen me arkivol në vend të vet.
A do të kërkojë drejtësi prokurorja Kapo apo do të aminstojë bosat, duke e mbajtur fajin ndonjë fakir i rastit?
