Teksa prej 10 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme për dorëheqjen e Qeverisë sociliste, kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtuesve të institucioneve nëpër ministri.
Mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve, që janë në varësi të tyre.
Kjo lëvizje vjen ndërsa Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, në kuader të procesit të Berlinit dhe në një kohë kur Tirana po përballet prej 10 ditësh me protesta të dhunshme, ku kërkohet dorëheqja e tij. Një lëvizje të tillë kryeministri Edi Rama e ndërmori edhe në korrik të vitit 2025, rreth 2 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ai urdhëroi disa kryebashkiakë që të shkarkonin drejtorët e bashkive që ata drejtonin, për shkak të problematikave të shumta në qytet që lidheshin kryesisht me mungesën e furnizimit me ujë, ndërtimet pa leje, nivelin e pastërtisë, etj.




