Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata liron 22 protestues në Tiranë, për 17 prej tyre arrestimi u shpall i paligjshëm

    Protestat në sfond, Rama kërkon shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në varësi

    Airbnb ndryshon rregullat: Vizitorët nuk do të detyrohen më të bëjnë punët e pastrimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata liron 22 protestues në Tiranë, për 17 prej tyre arrestimi u shpall i paligjshëm
    Aktualitet

    Gjykata liron 22 protestues në Tiranë, për 17 prej tyre arrestimi u shpall i paligjshëm

    October 22, 2026

    Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e 22 personave të arrestuar gjatë protestave të shoqëruara me tensione në kryeqytet. Për 17 prej tyre, gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka vendosur të mos caktojë masa sigurie.

    Për pesë protestuesit e tjerë, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm, por ndaj tyre është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shqyrtoi kërkesat e Prokurorisë për personat e ndaluar, të dyshuar për vepra penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik dhe, në disa raste, shkatërrimin e pronës.

    Në disa prej vendimeve, gjykata konstatoi se arrestimet në flagrancë nuk ishin të ligjshme, rrëzoi kërkesat për caktimin e masave të sigurisë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor.

    Ndërkohë, për protestuesit ndaj të cilëve u caktua detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, gjykata përcaktoi edhe afatet e paraqitjes. Disa prej tyre duhet të paraqiten pranë Prokurorisë së Tiranës të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00, ndërsa për të tjerë është caktuar paraqitja të hënën e tretë të çdo muaji, në të njëjtën orë, pranë oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit përkatës.

    Në një prej rasteve, gjykata e vlerësoi arrestimin të paligjshëm, por caktoi gjithsesi masën e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore. Për një tjetër person, të dyshuar për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, u vendos lirimi pa caktimin e një mase sigurie.

    Vendimet vijnë pas arrestimeve të kryera gjatë tubimeve në Tiranë, të cilat u shoqëruan me tensione mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

    arrestimi Gjykata Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata liron 22 protestues në Tiranë, për 17 prej tyre arrestimi u shpall i paligjshëm

    October 22, 2026

    Protestat në sfond, Rama kërkon shkarkimin e drejtuesve të institucioneve në varësi

    October 22, 2026

    Airbnb ndryshon rregullat: Vizitorët nuk do të detyrohen më të bëjnë punët e pastrimit

    October 22, 2026

    Zelensky paralajmëron SHBA-në: Lehtësimi i sanksioneve do ta fuqizonte Putinin

    October 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.