Airbnb ka vendosur kufizime të reja për detyrat që pronarët mund t’u kërkojnë vizitorëve para largimit nga banesat me qira. Sipas rregullave të reja, që do të zbatohen për rezervimet e kryera nga 20 nëntori, mysafirët që paguajnë tarifë pastrimi nuk do të detyrohen të kryejnë punë që zakonisht u takojnë personave që kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit. Kufizimet përfshijnë larjen dhe sistemimin e enëve, heqjen e çarçafëve nga shtretërit dhe nxjerrjen e mbeturinave jashtë pronës. Pronarët do të mund të përcaktojnë shtatë rregulla standarde për banesat e tyre, si dhe të vendosin kërkesa të tjera të arsyeshme, por nuk do të lejohen të vendosin gjoba ndaj vizitorëve.