Partia Demokratike e Kosovës përmes një letre i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula që ta rikthej për shqyrtim në Kuvend, Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas PDK-së, përmes rishqyrtimit do të mundësohej plotësimi i dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të ish-krerëve të UÇK’së në Speciale. “Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme”, thuhet në njoftimin e PDK. Partia opozitare thotë se ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij dhe se rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. PDK thotë se ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme.